Ishte diçka që nuk pritej sepse çdo gjë kishte shkuar mjaft mirë me versionet e kaluara beta.Apple tërheq iOS 12 Beta 7, probleme me performancën

Softuerët beta kanë gjithnjë rrezik në vetvete. Kompanitë zakonisht nuk rekomandojnë instalimin e tyre në pajisjet kryesore pikërisht për këtë arsye sepse nuk janë stabile.

Loading...

Por ata që dëshirojnë të provojnë më të fundit, beta e fundit e iOS 12 tregoi sesa problem mund të jetë instalimi i një versioni beta.

Telefonët me versionin 7 beta bllokohen, dështojnë dhe kanë degradim performance sipas raportimeve të shumë përdoruesve.

Ishte diçka që nuk pritej sepse çdo gjë kishte shkuar mjaft mirë me versionet e kaluara beta.

Apple reagoi duke tërhequr përditësimin në më pak se 24 orë nga publikimi.

Ky dështim shkaktoi jo pak frikë te përdoruesit sepse iOS tani duhej të ishte në fazat finale dhe jo të kishte probleme fundamentale si performanca.

iOS 12 do të debutojë së bashku me Apple iPhone në aktivitetin tradicional të Shtatorit.


 
Loading...