Autoritetet zviceriane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”, i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra shqiptarë nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Loading...

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokruroia e shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për shqiptarë nga Kosova.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familje shqiptare nga Kosova mund t’i rimarrin paratë. Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.


 
Loading...