Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ranë të shtunën dakord për një marrëveshje për të ardhmen e Gjibraltarit, një ditë para takimit të BE-së, që synon miratimin e marrëveshjes për Brexit-in.

Spanja kërkonte ndryshim të marrëveshjes mbi marrëdhënien e re mes BE-së dhe Britanisë si dhe një deklaratë shoqëruese ku të thuhet se e ardhmja e Gjibraltarit do të vendoset falë bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Madridit dhe Londrës. Spanja ka ende pretendime mbi këtë territor që i është dorëzuar Britanisë në 1713.

Kryeministri spanjoll Sanchez kishte paralajmëruar se do ta bojkotonte takimin e së dielës, në se Londra dhe vendet anëtare të BE-së nuk do të konfirmonin të drejtën e vetos lidhur me një marrëveshje në të ardhmen për Gjibraltarin.

Loading...

Marrëveshja u arrit të shtunën në mëngjes, pasi negociatorët britanikë dhe spanjollë biseduan gjatë natës me zyrtarët europianë.

Loading...