Media shtetërore në Korenë e Veriut e quajtën takimin mes Kim Jong Un dhe Donald Trump si një sukses të jashtëzakonshëm, duke theksuar lëshimet e bëra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe perspektivën e një periudhe të paqes dhe prosperitetit në gadishull.

Agjencia Qendrore e Lajmeve në Kore,  raportoi se Trump ka shprehur qëllimet e tij për të ndaluar ushtrimet luftarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut, ofrojë garanci të sigurisë ndaj Veriut dhe heqë sanksionet kundër regjimit ndërkohë që marrëdhëniet përmirësohen.

Loading...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha në një konferencë pas samitit në Singapor, se ai kërkon të heqë sanksionet kundër Koresë së Veriut, por shtoi se kjo nuk do të ndodhë menjëherë.

Kim dhe Trump kanë ftuar njëri-tjetrin në vendet respektive dhe të dy liderët kanë pranuar, sipas mediave koreane.

Samiti ishte i pari i një presidenti në fuqi dhe lideri të Koresë së Veriut dhe erdhi pas shumë testimesh të armëve nga vendi si dhe kërcënimeve mes Trump dhe Kim vitin e kaluar që shtuan shqetësimet e një lufte.

“Kim Jong Un dhe Trump arritën në konsensus se është e rëndësishme që gradualisht të arrihet paqe, stabilitet dhe çarmatosja bërthamore e gadishullit korean”, raporton Agjencia Qendrore e Lajmeve në Kore.

Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të ndalojë ushtrimet ushtarake me Korenë e Jugut, ndërkohë që Veriu negocion mbi denukelarizimin.

“Nuk do të zhvillojmë më manovra ushtarake ndërkohë që negociojmë në paqe. Kjo është diçka e mirë për shumë arsye, përfshirë kursimin e sasive të jashtëzakonshme të parasë”, tha Trump në një intervistë pas samitit në Singapor.


 
Loading...