Herën tjetër që motra jua vjedh ushqimin, rrobat apo ju turpëron me ndonjë gjest, faljani asaj menjëherë.

Në fakt, përveç se duhet t’ia falni, ndoshta edhe duhet ta falënderoni atë.

Loading...

Hulumtimet e reja pohojnë se të pasurit një motër nënkupton se jeni më të lumtur dhe më optimistë.

Studimi në fjalë i ka anketuar 571 persona të moshave nga 17 deri në 25 vjet mbi jetët e tyre dhe ka zbuluar se ata që janë rritur me motra janë më të prirë të jenë të lumtur.

Siç duket, motrat ju inkurajojnë të jeni më të hapur dhe më komunikativ për ndjenjat, gjë e cila, sipas ekspertëve, e promovon një shëndet të mirë mendor.

Njëkohësisht, një tjetër studim nga universiteti Brigham Young, i cili ka përfshirë 395 familje me më shumë se një fëmijë, ka zbuluar se të pasurit motër ju bën edhe person më zemërgjerë.

Loading...