Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se ata që po përpiqen ta kontrabandojnë vetën në dialogun me Serbinë.

Loading...

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Hoti ka thënë se të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë sipas tij, se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit.

“E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Hotit:

Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut.
Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin.
Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën.
Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti.
Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë.


 
Loading...