Ndeshjet e La Liga-s që do të luhen këtë shtunë do të mbyllen në mbrëmje mes super sfidën që do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano” mes Atletico Madrid dhe Barcelona.

Atletico
Vendasit do të paraqiten në këtë takim pas një formë të mirë të treguar në ndeshjet be fundit. Në fakt, ata janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat (5 fitore, 4 barazime), duke shënuar 16 gola dhe duke pësuar vetëm pesë. Gjithashtu, ata kanë humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit. Për më tepër, skuadra e Diego Simeone-s ka një ecuri pothuajse perfekte në ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në shtëpi: 7 fitore, 1 barazim, 0 humbje.

Loading...

Barcelona
Ecuria prej 42 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi nga katalanasit është ndalur në takimin e fundit nga Betis, që ka fituar 4-3 në “Camp Nou”. Mbrojtja ka qenë një problem për kampionët në fuqi të La Liga-s, me 14 gola më shumë të pësuar në krahasim me 12 ndeshjet e para të kampionatit të kaluar (4).

Përballjet direkte dhe statistika
– Kjo do të jetë përballja e 163-të mes këtyre dy skuadrave në La Liga (590 fitore për Atletico, 39 barazime, 73 fitore për Barcelona-n).

Katalanasit nuk kanë pësuar asnjë humbje në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në fushën e Atletico-s (6 fitore, 2 barazime).

– Atletico nuk ka pësuar gol në pesë nga tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në La Liga.

– Barca ka pësuar gol në dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit, por katalanasit kanë arritur ta gjejnë rrjetën e portës kundërshtare në 26 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet.

Loading...