Në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së, nënkryetari i kësajn partie, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh i ashpër me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Loading...

Bahtiri edhe një herë u shpreh kundër idesë së Thaçit për kufirin me Serbinë.

“Larg duart nga Mitrovica, larg duart larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që don ta ndryshojë kufirin e republikës së Kosovës, kurrë. Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kryt nga Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit një herë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”, tha Bahtiri.

Gjithashu  Bahtiri tha se të gjithë ata që thonë se AKR është dy për qind e kanë kot,  sepse janë më të mëdhenj në përkrahje.

“Ka ardhur koha për t’i treguar Kosovës se jemi më të mirët”, shtoi Bahtiri.


 
Loading...