Historiani Kastriot Dervishi, ka publikuar një dokument të vitit 1944, të Luftës së Dytë Botërore. Dervishi shkruan se ky dokument i është marrë pas vdekjes Dhimitër Fallos, letër e cila tregon se Balli Kombëtar kishte shkëmbyer informacione me Qeverinë greke.

“Dokumenti që kihet parasysh, por nuk lexohet është ai që iu gjet Fallos pas vrasjes, i datës 10.5.1944. Po Mid’hat Frashëri ka lëshuar një autorizimit të posaçëm për Fallon të datës 11.5.1944, në të cilën thuhet se mund të nënshkruante në emër të Ballit Kombëtar në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar. Në asnjë pikë të letrës drejtuar Fallos nuk del që Shqipëria të jetë trajtuar ‘provincë’, apo të humbë sovranitetin e saj. Në asnjë pikë nuk është hequr dorë nga Kosova, por është parashikuar që Greqia do merrte detyrimin për të mbështetur këto pretendime të Shqipërisë”, ka shkruar Dervishi. “Mid’hat Frashëri nuk ka qenë personi kryesor nga grupi që po bisedohej. Madje ai nuk ishte as në dijeni të faktit se Kostaq (Koço) Kotta nuk përfaqësonte asnjë palë në bisedime, por ishte si privat e dëgjues. Po ashtu është si përfaqësues i Kosovës, Selman Riza, Xhavit Leskoviku (personi kryesor i qeverisë shqiptare) dhe Koço Tasi (që do ishte delegati tjetër i Ballit Kombëtar). Kryenogociatori Xhavit Leskoviku e ka sqaruar mirë gjithë historinë e bisedimeve në gjyqin special në mënyrë publike”.

Loading...

Më tej Dervishi polemizon dhe me historianin Pëllumb Xhufi, dhe thotë se “ndryshe nga ç’thotë z.Xhufi, Mid’hat Frashëri ka synuar që të bëjë palën greke për të luftuar në konferencën e paqes në mënyrë që Kosova dhe viset e tjera t’i bashkoheshin Shqipërisë. Kjo sepse kufijtë nuk caktohen nga marrëveshje partish, por në konferenca të rangut ndërkombëtar me pjesëmarrjen e fuqive”.

Kastriot Dervishi thotë se protagonisti kryesor për arritjen e një marrëveshje me tre parti greke ka qenë Bahri Omari, jo Mit’hat Frashëri. Ky i fundit është përfshirë në të pa qenë aktori kryesor. Vetë Omari e sqaron këtë në hetuesinë e zhvilluar ndaj tij. Duke lexuar pjesë të saj, çështja e bisedimeve të asokohshme bëhet shumë e qartë.

Dëshmia e Bahri Omarit në hetuesi, më 6.12.1944, para hetuesve Josif Pashko dhe Selman Brahimi, është si më poshtë:

– Në prill 1944, tri parti greke të cilat ishin në lidhje me kryeministrin grek Ralis, më propozuan mua me anë të një letre për të bërë një federatë greko-shqiptare. Për këtë gjë, vura në dijeni kryeministrin tonë, Kolë Tromarën, dhe organizatën e Ballit Kombëtar. Mbasi qe preliminare, akoma nuk qe biseduar në Këshillin e Ministrave. Partitë greke kërkonin të bëhej një federatë greko-shqiptare, duke i njohur kufijtë e vitit 1913.

– Neve pranonim bashkëpunimin me partitë greke të sipërme, por për një konfederatë, ku të merrnin pjesë gjithë Ballkani dhe sidomos Turqia. Për bisedime për këtë konfederatë kemi marrë pjesë: Mit’hati, unë, Kolë Tromara, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica.

– Meqenëse si ne, si grekët, nuk i kishin gjithë partitë të bashkuara, ne mendonim që të bënim marrëveshje Qeveria shqiptare me Qeverinë greke.

– Ne e pëlqyem marrëveshjen meqë grekët njihnin kufijtë e Shqipërisë së 1913-s, në jug, si dhe të njihnin Kosovën të lidhej me Shqipërinë. /Panorama/55/


 
Loading...