Presioni më i madh do të jetë mbi trajnerin e Real Madrid, Julen Lopetegui, i cili ka marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit të La Liga-s. Sipas shtypit spanjoll, drejtuesi e kampionëve të Europës në fuqi do ta zëvendësojnë ish-trajnerin e Spanjës me Antonio Conte-n. Barcelona, nga ana tjetër, e ka nisur mirë mbrojtjen e titulli dhe do të ketë mundëisinë të rimarrë vendin e parë me një fitore ditën e sotme.

Loading...

Por cilët yje të Barça dhe Real bëjnë pjesë në “Top 11” e kombinuar të “El Clasico”?

Portier: Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona)
Gjermani nuk ka shkëlqyer, duke pësuar 11 gola në nëntë ndeshjet e para, por është e pamundur që të përzgjidhet Thibaut Courtois në këtë formacion pas fillimit aspak të mirë të tij me Real-in.

Mbrojtës i djathtë: Dani Carvajal (Real Madrid)
Ai nuk do të luajë sot për shkak dëmtimit, por kur është në formë, Carvajal është një nga më të mirët e madrilenëve, duke lënë mbrapa Sergi Roberto-n.

Qendërmbrojtës: Raphael Varane (Real Madrid)
Pavarësisht krizës aktuale që po kalon Real Madrid, 25-vjeçari nuk ka luajtur keq dhe mbetet një nga qendërmbrojtësit më të talentuar në botë.

Qendërmbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid)
Kapiteni i Real Madrid mbetet një ngë figurat më të rëndësishme në “Bernabeu” dhe nuk ka shumë përgjegjësi për problemet që po kalon skuadra. Ai ka marrë vendin e Pique në këtë formacion, me lojtarin e Barçës që nuk e ka nisur mirë këtë sezon.

Mbrojtës i majtë: Marcelo (Real Madrid)
Një zgjedhje e lehtë. Kur është në ditë të mirë, braziliani është padyshim mbrojtësi i majtë më i mirë në planet. Jordi Alba ka luajtur mirë në ndeshjet e fundit, por nuk mund t’i afrohet rivalit të tij.

Mesfushor: Luka Modric (Real Madrid)
Një tjetër yll, prania e të cilit në këtë formacion nuk mund të vihet në diskutim. Modric ka qenë lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe është ndoshta pasuesi më i mirë në futboll aktualisht. Ai dikton ritmin e çdo ndeshje që luan.

Mesfushor: Sergio Busquets (Barcelona)
30-vjeçari është një nga më të nënvlerësuarit në rolin e tij. Askush nuk luan më mirë se Busquets para mbrojtjes. Ai ka qenë një nga arsyet e suksesit që katalanasit kanë patur në vitet e fundit.

Mesfushor: Ivan Rakitic (Barcelona)
Një nga lojtarët më të nënvlerësuar të këtij formacioni, i cili bën detyrën e tij në mëmyrë të shkëlqyer. Mund të jetë vendimtar me pasimet dhe golat e tij.

Sulmues i djathtë: Lionel Messi (Barcelona)
Një dëmtim në krah do ta detyrojë të mungojë sot. Gjithsesi, kur është në formë, asnjë arsyetim nuk është i nevojshëm për ta përfshirë legjendën e Barcelona-s në këtë ekip.

Sulmues i majtë: Isco (Real Madrid)
Spanjolli ka qenë nota e vetme pozitive e Real Madrid në këtë fillim sezoni. Ai ka marrë vendin e Philippe Coutinho në këtë formacion, me brazilianin që duhet ta rrisë nivelin e lojës së tij në “Camp Nou”.

Qendërsulmues: Luis Suarez (Barcelona)
Falë formës jo shumë të mirë të Benzema, Suarez, edhe pse duket se nuk është më ai i mëparshmi, mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për katalanasit. Duket sikur ka një marrëdhënie pothuajse telepatike me Messi-n në sulm.


 
Loading...