Neymar është në qendër të vëmendjes së mediave, të cilët e shohin atë larg Francëz pas muajit janar.

Mundësia për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon te Real Madrid është pothuajse e pamundur dhe një ndër arsyet kryesore, siç raportohet, është se tifozët nuk janë dakord për këtë transferim.

Loading...

Ndryshe nga Real Madrid, Barcelona nuk ia ka mbyllur dyert brazilianit dhe shanset që 26-vjeçari të rikthehet te ish- skuadra sa vijnë dhe po shtohen. 18 muaj më herët, Neymar ndryshoi fytyrën e futbollit, sepse askush më parë nuk ishte paguar £ 100 milionë. Një blerje që ndryshoi tregun e transferimeve ç’ka u reflektua edhe te skuadrat e tjera që paguan shifra rekord, veçanërisht për mbrojtës dhe portierët.

Flitet se Neymar është i pakënaqur në Francë dhe kërkon një kthim në “Camp Nou” dhe gjigantët katalanas janë të interesuar, por sipas “Goal.com, Neymar duhet të plotësojë katër kushtet e vendosur nga katalanasit.

Së pari, lojtari duhet ta pranojë që është “nxituar” me vendimin për t’u larguar në mënyrë që të ulë zemërimin e tifozëve.

Së dyti, të pranojë një shkurtim page. Së treti, ekzistojnë disa çështje gjyqësore që Neymar ka në Spanjë dhe këto do të duhet të përfundojnë para se të kthehet. Së fundmi 26-vjeçari duhet t’i shprehë pakënaqësinë PSG-së dhe se kërkon vetë të largohet. Në këtë mënyrë nuk do të ndizej një armiqësi mes dy klubeve.

Duke iu referuar të njëjtit burim, kampionët e La Ligës janë të gatshëm të negociojnë një transferim me kampionët e Ligës 1 dhe për këtë mund përdorin Ivan Rakitiç ose Ousmane Dembele si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Loading...