Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cili e ka quajtur një “argat të Serbisë në Prishtinë”. Në intervistën dhënë për televizionin T7 të Kosovës, Berisha tha se Thaçi është duke ndjekur axhendën e Serbisë së Madhe me idenë e tij të ndarjes së Kosovës.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo ska rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi. Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.

Loading...

Por Berisha nuk la jashtë akuzave edhe gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës.

“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces. Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – tha Berisha.


 
Loading...