Pjesëtarja e shoqërisë civile, Besa Luzha thotë se është absurd insistimi i partive në koalicione që në debate parazgjedhore të marrin pjesë më shumë se një përfaqësues.

Loading...

Ajo thotë se me këtë ide ata është dashtë të garojnë të vetëm.

Vlerëson se qysh tash, partitë e koalicioneve, në raste të fitores së tyre, qeverisjen do ta kenë të tillë, të ndarë në ‘pashallëqe’.

Shkrimi i plotë:

Insistimi i partive në koalicione që në debate parazgjedhore me marrë pjesë me ma shumë se një ose dy përfaqësues është shumë absurd.Për veç e veç kanë mujtë me garu të vetëm.Në momentin që kanë vendosë me hy në koalicione duhet të gjejnë mënyra me folë me një zë për politika e cështje të ndryshme. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë atëherë po e dërgojnë mesazhin se edhe në rast të fitores së tyre qeverisjen do ta kenë të tillë, të ndarë në “pashallëqe” të pakoordinuar e të paharmonizuar.


 
Loading...