Pas rrëshqitjes së pjesërishme të një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, Ministria e Infrastrukturës së Kosovës njofton se me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej tre orësh.

Loading...

Lexo po ashtu
Përmes një komunikate për media, nga kjo ministri lusin qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar.

Kujtojmë se nga ky aksident i ndodhur sot në orët e pasdites, u lënduan tre punëtorë të kompanisë Bechtel-Enka.


 
Loading...