Bullgaria është në zi pas vdekjes brutale të gazetares televizive, Viktoria Marinova ndërkohë që autoritetet, e përballura me akuza të vazhduara për korrupsion, janë nën presion për të zbardhur këtë vdekje që ka shkaktuar reagime të fuqishme në Europë.

Qindra persona, nga të cilët shumë në lotë, u mblodhën mbrëmë me qirinj në dorë rreth një portreti të gruas së re në qendër të Rusesë, qytet në veri të Bullgarisë ku trupi i saj u gjet të shtunën në një park.

Loading...

Viktoria Marinova, 30 vjeç, ishte mbytur dhe dhunuar.

Prezantuese në televizionin TVN, Viktoria Marinova drejtonte një emision që i dedikohej probleve të shoqërisë.


 
Loading...