Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka sqaruar mungesën e pikës së përbashkët doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një intervistë për Emisionin “Jeta në Kosovë”, Bushati konstatoi se Kosova është vonuar në përmbushjen e marrëveshjes për një pikë doganore të përbashkët në Durrës.

Loading...

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk i ka dërguar doganierët e Kosovës për të qëndruar në këtë pikë, e cila do të lehtësonte procedurat e ardhjes së mallrave në Kosovë.

“Ne ende nuk kemi arritur të kemi një pikë të përbashkët doganore në Durrës. Ka një vonesë nga ana e Qeverisë së Kosovës me procedura sepse aty duhet të ketë doganierë të Kosovës për të lehtësuar procedurat”, tha Bushati.

Ai thotë se kjo marrëveshje, nëse implementohet ,do të lehtësojë procedurat burokratike të kalimit të mallrave drejt Kosovës. /kallxo.com/


 
Loading...