Disa gazeta italiane po raportojnë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit të “Topit të Artë”.

Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe La Stampa në ballinat e tyre kanë pasur titujt që i referohen se portugezi nuk do të jetë i pranishëm në një ndër ngjarjes kryesore të futbollit botëror.

Loading...

Il Corriere në mënyrë specifike i referohet një video të botuar nga L’Equipe që promovon ceremoninë më 3 dhjetor, e cila fillon me imazhet e fitores së Ronaldos vitin e kaluar.

Megjithatë, portugezi pasohet në video nga Kylian Mbappe, Raphael Varane dhe Luka Modric.

Varane këtë vit e ka fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve dhe francezi do të bëhet mbrojtësi i parë që do të mund ta fiton Topin e Artë pas vitit 2006 kur e kishte fituar italiani, Fabio Cannavaro.

Për më tepër, publikimi thotë se mungesa e CR7 është pjesërisht e lidhur me vendimin për të lënë Real Madridin për Juven.

Ndryshe, 33-vjeçari deri më tani në karrierë e ka fituar pesë herë “Ballon d’Ors”.

Loading...