Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ka deklaruar se numri i vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës “së shpejti” do të bie nën 100.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, është i bindur se do të bie nën gjysmë numri i vendeve anëtare të OKB-së, që në total janë 193 vende.

Loading...

Duke folur para gazetarëve në Beograd, Daçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë kanë “probleme serioze”, pasi që pas kërkesës së tyre për pranim në Interpol kanë votuar “vetëm 76 vende, prej të cilave Kurasao dhe Saint Martin nuk janë anëtare të OKB-së”.

“Do të thotë se vetëm 74 vende anëtare të OKB-së, e ata thonë se i kanë njohur 116. Deri më tani kanë thënë se ato që po i them për tërheqjet e njohjeve janë vetëm gënjeshtra, ndërsa tani po del të jetë problem i madh për ata”, ka shtuar Daçiq.


 
Loading...