Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivicia Daçiq, tha sot se Serbia është absolutisht kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, formimi i kësaj ushtrie “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Loading...

Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i Ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.

Daçiq ka shtuar: “Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”.

 


 
Loading...