Pas zërave të ditëve të fundit se UFC-ja po mendon të organizojë një duel mes Conor McGregor dhe Donald Cerrone për vitin 2019, ka ardhur sot reagimi i presidentit Dana White. Ai ka mohuar se në planet e tij është një sfidë e tillë, të paktën jo për sa kohë irlandezi është ende i pezulluar dhe në pritje të një vendimi që do të marrë Komisioni i Sportit në Nevada, pas incidentit me Khabib Nurmagomedov, në UFC-229.

Nuk është e vërtetë. Ne as që nuk e kemi menduar një përballje të tillë. Nuk kemi nisur asnjë bisedim me Conor, pasi nuk dimë ende për as kohë do të pezullohet në rast se do të ketë një pezullim të tillë. Nuk dime se çfarë dënimi do të marrë, ndaj është e kotë që ju apo edhe ne, të mendojmë për një sfidë të tillë, që ka gjasa të mos realizohet ndonjëherë”, u shpreh sot Dana White, në një intervistë për televizionin “TMZ”.

Loading...