Gazeta “La Presse” ka botuar të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung”, në Trieste, para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë. Në vijim mund ta lexoni shkrimin.

“Shqiptarët dhe pavarësia

Loading...

Berlin, 20 nëntor.

Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloydit.

Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë:

‘Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme. Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.’”

Loading...