Sot, ditë e martë, delegatët e asamblesë së përgjithshme të Interpolit – Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, një trup i koordinuar i përforcimit të ligjit nga 192 shtete – u takua në Dubai për ditën e fundit të sesionit të 87.

Loading...

Kosova përfundimisht dështoi të anëtarësohej në këtë organizatë, gjë që përbën një tjetër dështim e dëshpërim për diplomacinë dhe vendit tonë. Por, agjenda kryesore nuk ishte Kosova – ishte zgjedhja e presidentit të ri të saj.

Ky president do të zëvendësojë Meng Hongwein, i cili në cilësinë e presidentit u zhduk gjatë muajit të kaluar për t’u zbuluar më vonë se ishte arrestuar nga Kina me akuza për korrupsion.

Kandidati kryesor për t’u bërë president i ardhshëm i Interpolit është Aleksandër Prokopchuk, një gjeneral policia në Ministrinë e Brendshme të Rusisë, që për shtatë vitet e kaluara e ka udhëhequr byronë ruse të Interpolit. Kandidatura e Prokopchukut është mbajtur e fshehtë deri në momentet e fundit – derisa, Kremlini u sigurua që i kishte votat e mjaftueshme për ta zgjedhur.

Qeveria britanike ka thënë se fitorja e Prokopchukut është bërë e paprekshme në këtë pikë.

Grupi britanik i të drejtave të njeriut, Fair Trials, i ka shkruar Interpolit duke protestuar fuqishëm kundër kësaj kandidature që “nuk do të ishte e përshtatshme për një vend që ka rekordin e shkeljeve të rregullave të Interpolit”.

Me presidentin e dërguar nga Putini, shkruan Periskopi, Kremlinit nuk do t’i duhej më që të abuzonte me Interpolin për t’i arritur qëllimet; tashmë do ta kishte organizatën në shërbimin e saj.

Interpoli ka histori të frikshme edhe nga e kaluara. Mes viteve 1940 dhe 1945, kjo organizatë u udhëhoq nga tre nazistë që më vonë u shpallën kriminelë lufte: Reinhard Hedrich, Arthur Neve dhe Ernst Kaltenbrunner, që kishin histori të frikshme për vrasjen e dhjetëra mijëra hebrejëve dhe për hapjen e kampeve të përqendrimit.


 
Loading...