Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se Britania dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar në parim për një deklaratë që përshkruan marrëdhëniet e tyre të ardhshme, e cila mund të miratohet nga udhëheqësit e bllokut gjatë një samiti të ardhshëm.

Britania e Madhe do ta braktisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian më 29 mars 2019 dhe diplomatët po provojnë të formësojnë një marrëveshje mbi kushtet e daljes dhe një skicë të raporteve ndërmjet tyre pas këtij procesi, në mënyrë që BE-ja ta miratojë atë gjatë samitit më 25 nëntor 2018.

“Presidenti i Komisionit (Jean-Cloude Juncker) më njoftoi se është rënë dakord në nivel të negociatorëve si dhe në nivelin politik” deklaroi Donald Tusk, duke shtuar se teksti i marrëveshjes është diskutuar nga Presidenti Juncker dhe kryeministrja britanike,Theresa May më 21 nëntor.

Loading...

Draft deklarata e raporteve ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe pas Brexit-it, pritet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së.

“Palët parashikojnë të kenë një marrëdhënie tregtare për mallrat me qëllim të lehtësimit të tregtisë legjitime” thuhet në draft-deklaratën.

Periudha e tranzicionit të cilën Brukseli dhe Londra shpresojnë të fillojë kur Britania largohet nga BE-ja mund të zgjasë deri në një ose dy vjet.

Loading...