Qëndrimi i gjatë ulur në pozitë jo të drejtë, gjumi në jastëk të papërshtatshëm dhe stresi janë problemet më të shpeshta për shkak të të cilave kemi dhembje në pjesën e qafës.

Kjo dhembje mund të eliminohet me ndihmën e këtyre këshillave.

KURAT NATYRALE

Muskujt e qafës është e nevojshme të tendosen çdo ditë në mënyrë që të pengohen dhembjet në atë pjesë, që kryesisht janë pasojë e qëndrimit jo të drejtë.

Loading...

– Me vaj të ngrohur shumë pak të lulebasanit (kantarioni, makthi i egër) fërkoni butësisht pjesën e qafës. Mbi qafë vendosni napë liri ose pambuku. Do të ishte mirë që të flinit me këtë napë përgjatë një nate.

– Ilaç i mirë është edhe lakra. Fletën e freskët të lakrës shtrijeni me shkop byreku, sikur po holloni petë. Në këtë mënyrë shtrihen dhe zbuten pjesët e forta, pra kërcet e gjetheve të lakrës, ndërkohë lëngëzohet pak. Pikërisht ky lëngëzim është ilaçi natyral që ju duhet.

Vëreni këtë fletë lakre në pjesën ku keni probleme, më së shumti rekomandohet për dhimbjet e nyjeve dhe në pjesën e poshtme të kurrizit dhe mbajeni gjithë natën. Lidheni me një napë në mënyrë që ose t’ju lëvizë.

– Nëse keni dhembje vetëm në nyje dhe gishta, është mirë t’i futni në ujë të vakët 30 minuta ku keni hedhur më parë kripë të zezë, pastaj t’i lyeni duart me uthull molle. Në vend të kripës së zezë mund të përdoret edhe kripa e Himalajave.

– Kush ka probleme me tendosjen e shputave, duhet që çdo mbrëmje t’i lyejë ato me vaj liri.


 
Loading...