Matteo Salvini, Viktor Orban, Marine Le Pen dhe Alexander Gauland i AFD në Gjermani, të gjithë këta duan një Europë tjetër. Por me çfarë do të ngjasojë kjo Europë e partive populiste ekstremiste pyet gazeta gjermane Die Zeit.

“Është një pyetje që duhet të shtrohet, pasi partitë populiste pritet të rrisin mbështetjen  në zgjedhjet e ardhshme evropiane të majit. Këto parti nuk do të bëhen aq të forta sa të jenë në gjendje të kenë pozita drejtuese në Evropë. Por ato do të marrin aq shumë peshë në institucionet evropiane saqë do të ndikojnë në shumë çështje ”

Loading...

Këta udhëheqës të krahut të djathtë nuk janë të privuar nga vetëbesimi. Orban, për shembull, ka deklaruar se  “Tridhjetë vjet më parë, ne kemi menduar se Evropa ishte e ardhmja jonë, tani besojmë se ne jemi e ardhmja e Evropës”

Partitë populiste të së djathtës ekstreme kanë diçka të përbashkët: ata duan t’i japin shtetit komb një rol kyç në të gjitha çështjet. Ata u premtojnë votuesve se do t’i mbrojnë nga rreziqet e jashtme dhe të brendshme. Këto rreziqe përfshijnë për shembull, emigracionin, por jo Rusinë e Vladimir Putinit, Eurokratët në Bruksel, por jo Presidentin e SHBA-ve  Donald Trump.

Themelet ideologjike të Bashkimit Evropian janë diametralisht të kundërta me këtë filozofi. Unioni bazohet në besimin midis shteteve kombëtare. Në përgjithësi, secili anëtar zbaton rregullat, edhe nëse vendimet e përbashkëta mund të çojnë në disavantazhe afatshkurtra. Populistët e krahut të djathtë, megjithatë, nuk duan t’i pranojnë këto disavantazhe fare, edhe nëse kanë detyrime kontraktuale. Kjo është ajo që ata e quajnë dominuese. Donald Trump e ka bërë tashmë këtë. Ai ka hequr dorë nga të gjitha kontratat që nuk i përshtaten atij. Por kjo shkatërron besimin dhe bazën e çdo bashkëpunimi.

Sa më të fortë që ata të jenë në BE, aq më e dukshme do të jetë dilema për të ardhmen. Mund të ketë konflikte të dhunshme, sepse këta politikanë janë të panjohur me kulturën e kompromisit. Evropa populistë, do të jetë një Evropë më e paqëndrueshme, e dominuar  nga zhurma, dyshimtet, agresiviteti, egoizmi dhe dhe shtetet-kombe, paralajmëron Die Zeit.

https://www.zeit.de/politik/ausland/2018-12/zukunft-eu-rechtspopulistisc…

Loading...