Njeriu nuk plaket kurrë. Ajo që ne e quajm plakje është iluzioni i përvojës. Kur arrin vdekja njeriu kthehet tek ajo që ka qenë gjithmonë: një fëmij i përhumbur. Ne tërë jetën e bindim veten se ‘po rritemi’, por kjo ‘rritje’ është fshehje nga përballja. ‘Kur rritemi’ pastaj mbajm edhe kollare dhe kostume borgjeze vetëm e vetëm që dukja jonë të jetë në harmoni me rritjen. Behemi edhe seriozë; ajo buzëqeshja e sinqertë femijerore sikur davaritet gjithandej. ‘Kur rritemi’ bëhemi të murretyer, të zymtë, hijerëndë, me një krenari prej dikktatori. Për ta arsyetuar seriozitetin që na merr shprehja e fytyrës, ne fajtore e bëjmë jetën, e cila padrejtësisht paskesh qenë shumë mizore me ne. Ne tashme kemi fituar aq shumë përvojë, sa e kemi të pamundur t’i degjojmë gjethet e pemëve tek shushurijnë në mbremjet e vakëta pranverore. Një njeri që ka lejuar ta drejtoj përvoja është një njeri i vdekur. Kështu ai ka lejuar të hyjë në vorbullën e ngjarjeve. Ka rënë në grackë!

Jeta nuk është një rrugëtim nga fëmijëria deri tek pleqëria, apo nga buzëqeshja femijërore deri të ai sinqeriteti mizor i të rriturit. Jo, jo, nuk është kaq e thjesht gjithcka. Jeta është pikërisht ai fëmija që nuk ka rënë në gracken e përvojës. Vetëm fëmija e ka atë sensin e mënyrës artistike të të vështruarit të botës. Njeriu duhet të jetë pak artist, pra fëmijë, që ta shijoj jetën. Neve nuk duhet të na shqetësoj shumë se ku po arrijmë; jo, gjatë rrugëtimit është jeta. Njeriu në rrugëtimin e tij duhet të ndalet kohe pas kohe. Sepse jeta më ka mësuar se jetohet pikërisht në këto momentet kur njeriu ndalet kohë pas kohe. Mund të themi se njeriu jeton në Kohen e pauzës.

Loading...

Njeriu vetëm kur ndalet, dhe kupton se gjithcka është një iluzion, fillon ta vështroj botën me dyshime. Është koha kur njeriu pyet për ekzistencën, habitet me kozmosin, dhe fillon t’i degjojë shushurimat e gjethëve. Koha kur njeriu e ka gjetur fëmijen tek një i rritur.

Loading...