Lideri i Kardiologjisë, Dr. Devi Shetty me reputacionin më të mirë në botë”: Parimet kryesore dhe stili i jetesës për një zemër pa probleme

Dr. Devi Shetty është një nga liderët e kardiologjisë globale dhe një reputacion të jashtëzakonshëm, më saktë me reputacionin më të mirë në botë.

Loading...

Një nga arritjet e tij të mëdha është mundësimi i operacioneve për të varfrit në Indi, ndërsa ka pasur si paciente edhe shqiptaren Nënë Tereza, nga e cila ka gjetur frymëzim për të trajtuar falas njerëzit në nevojë.

E ku ka më mirë, se sa të këshillohesh nga kardiologu i Nënë Terezës…

Është akoma shokuese kur dëgjon për njerëz me shëndet perfekt të pësojnë arrest kardiak.

 

Si e shihni të ardhmen e këtij fenomeni?

Quhet atak i heshtur. Kjo është arsyeja pse çdo person pas të 30-ve duhet të bëjë check-up rutinë.

 

A janë dhimbjet e zemrës të trashëgueshme?

Po.

 

A është ecja më e shëndetshme se joga, ose a kërkohen ushtrime më intensive për të mbajtur zemrën të shëndetshme?

Është e preferueshme që të ecet rregullisht, në vend të joga-s, pasi ju vazhdoni ta vini zemrën në punë pa pasur nevojë të sforconi nyjet e këmbëve.

 

Ju keni bërë kaq shumë për të varfrit dhe njerëzit në nevojë. Kush, apo çfarë ju inspiroi ju për të vepruar kështu?

Nënë Teresa, e cila ka qenë edhe pacientja ime.

 

A vuajnë nga zemra njerëzit me presion të ulët të gjakut?

Është shumë e rrallë kjo gjë.

 

A fillon të akumulojë kolesteroli që në moshë të re, apo duhet të shqetësohemi për kolesterolin vetëm pas të 30- ve?

Kolesteroli akumulon që në fëmijëri.

 

Si e ndikon zemrën të ushqyerit e parregullt?

Kripa e tepërt në ushqim mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe diabet.

Shëndoshja e tepërt mund të shkaktojë hypercholesterolemi, bashkë me konsekuenca të tjera.

 

Si mund ta kontrolloj kolesterolin dhe sëmundjet e zemrës, pa përdorur ilaçe?

Kontrollo dietën, ec dhe ha arra.

 

A të ndihmon joga të mbrohesh nga sëmundjet e zemrës?

Joga, patjetër ndihmon të mbrohesh nga sëmundjet e zemrës.

 

Cili është ushqimi më i mirë dhe cili është ushqimi më i keq për zemrën?

Frutat dhe perimet janë më të mirat, yndyrnat më të këqijat.

 

Cili është më i mirë – vaji kikirik, i lulediellit, apo i ullirit?

Të gjitha vajrat janë të këqija.

 

Edhe Nënë Tereza, i ka ndjekur këshillat e tua për dietën e zemrës?

Patjetër, ajo ka qenë shumë e dëgjuar si paciente.

 

Cili është check-up rutinë që duhet bërë? A ka ndonjë test të veçantë?

Testi rutinë i gjakut për t’u siguruar që niveli i kolesterolit dhe i sheqerit janë në rregull. Testi BP, testi Treadmill pas ekos.

 

Cilat janë hapat e para në një ndihmë të shpejtë, kur dikush ka një atak në zemër?

Vendoseni në pozicionin e gjumit, vendosini një aspirinë nën gjuhë me një tablet sorbitrate, nëse ju ndodhet dhe vraponi me të gjitha mënyrat drejt urgjencës më të afërt, pasi dëmet më të mëdha të trupit ndodhin gjatë orës së parë.

 

Si i diferenconi dhimbjet që shkaktohen nga ataku i zemrës, me ato që shkaktohen nga problem gastrike?

Kjo është shumë e vështirë të bëhet, para kryerjes së një skani EKG.

 

Cila është arsyeja kryesore e futjes së problemeve të zemrës edhe tek moshat e reja?

Po shoh përditë e më tepër persona të moshës 30-40 vjeç të kenë atak zemre, apo problem të tjera serioze me zemrën.

Stili sedentar i jetesës, duhani, ushqimi “junk” dhe mungesa e ushtrimeve fizike.

 

Është e mundur që një person të ketë presionin e gjakut jashtë normës 120/80 dhe prapë të ketë një shëndet perfekt?

Po.

 

Martesa në gjini mund të bëhet premisë për problem me zemrën tek fëmijët. A është e vërtetë kjo?

Po, fëmijët nga këto martesa mund të vuajnë nga problem të lindura.

 

Shumica prej nesh ka një rutinë të ndryshme e të parregullt, shpesh na duhet të rrimë vonë në zyrë. A e ndikon kjo gjë zemrën? Çfarë masash paraprake sugjeroni?

Kur jeni i ri, natyra të mbron nga të gjitha këto parregullsi.

Gjithsesi, duke u rritur, duhet të tregoni më shumë respekt ndaj orës biologjike.

Marrja e ilaçeve hipertensive, a jep komplikacione të tjera (afatgjata/afatshkurtra)?

Po, shumica e ilaçeve kanë efekte anësore. Gjithsesi, ilaçet hipertensive moderne janë shumë të sigurta.

 

Konsumi i shumë kafe/çaj a bëhet premisë për atak zemre?

Jo.

 

Ata që vuajnë nga astma, a janë më të rrezikuar nga dhimbjet e zemrës?

Jo.

 

Si do ta përkufizonit termin “ushqim junk (mbeturinë), ose fast-food”?

Ushqimet e skuqura, hamburgerët, sufllaqet, sallamrat, etj.

 

A ndihmojnë bananet për reduktimin e hipertensionit?

Jo.

 

A mundet dikush që të ndihmojë veten gjatë një ataku zemre?

Po. Shtrihu rehatshëm dhe vendos një aspirinë çfarëdo nën gjuhë dhe kërkoji dikujt të të çojë në urgjencë, pa pritur të vijë ambulanca.

 

A shkaktojnë problem të zemrës niveli i ulët i rruazave të bardha të gjakut dhe niveli i ulët i hemoglobinës?

Jo. Por është ideale për të patur nivel normal të hemoglobinës për të rritur kapacitetin e trupit për ushtrime.

 

Shpeshherë, për shkak të punës, nuk jemi në gjendje të bëjmë ushtrime. A e zëvendësojnë të ecurit jashtë, shëtitja nëpër shtëpi, apo ecja nëpër shkallë?

Padyshim. Shmangni qëndrimin në një vend për më shumë se gjysëm ore.

Edhe lëvizja nga një karrige, në tjetrën ndihmon shumë.

 

A ka lidhje në mes problemeve të zemrës dhe sheqerit në gjak?

Po. Lidhje të fortë, madje. Diabetikët janë më vulnerabël ndaj atakëve në zemër, sesa jo-diabetikët.

 

Për çfarë duhet pasur kujdes pas një operacioni në zemër?

Dieta, ushtrimet, marrja korrekte dhe në kohën e duhur, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, rregullimi i presionit të gjakut dhe mbajtja e peshës së trupit nën kontroll.

 

A janë më te ekspozuar ndaj sëmundjeve të zemrës punonjësit e turneve të natës, krahasuar me ata të turneve të ditës?

Jo.

 

Cilat janë ilaçet moderne antihipertensive?

Ka me qindra të tilla dhe doktori juaj mund të zgjedhë kombinimin e duhur për problemin tuaj, por sugjerimi im do ishte që të shmangen ilaçet dhe të shkohet sa më shumë nga përdorimi i mënyrave natyrale të kontrollimit të presionit të gjakut, si ecja, dieta, ulja e peshës trupore, ndryshimi i zakoneve të sjelljes dhe stilit të jetesës.

 

A shkaktojnë atak në zemër aspirinat, apo ilaçe të ngjashme për dhimbjen e kokës?

Jo.

 

Si mund ta mbajmë zemrën në kushte të mira?

Ushqehuni sipas një diete të shëndetshme, shmangni fast-food, bëni ushtrime fizike çdo ditë, mos pini duhan dhe bëni check-up çdo 6 muaj, pasi të keni kaluar të 30-at.

 

5 RREGULLAT BAZË

1. Dieta – Pak karbohidrate, shumë proteina, pak yndyrna.

2. Ushtrime fizike – Gjysëm ore ecje për të paktën 5 ditë në javë, duke shmangur ngjitjet dhe qëndrimin në një vend për një kohë të gjatë.

3. Jo duhanit.

4. Mbajtja e peshës trupore nën kontroll.

5. Mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak.


 
Loading...