Duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit, Angela Merkel, Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan dhe Emmanuelle Macron u shfaqën të bashkuar pas konferencës për Sirinë në Stamboll.Të katër udhëheqësit u ulën në të njëjtën tryezë në përpjekje për të hedhur një hap për paqen në Siri.

Pas  pothuajse tre orë bisedimesh, të katëtr ra dakord se kriza siriane mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet kanaleve diplomatike, duke kërkuar që zgjatjen e armëpushimit dhe thirrjen e një komisioni kushtetues deri në fund të vitit.

Loading...

Në të njëjtën kohë, në një deklaratë të përbashkët, ata theksojnë nevojën për të krijuar kushte të përshtatshme në Siri për kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i e mori fjalën i pari theksoi se takimi u përqëndrua në përpjekjet për të përfunduar armëpushimin në Siri për të ndaluar gjakderdhjen. Duke iu referuar të ardhmes politike të vendit, Erdogan theksoi se fati i Bashar al-Assad nuk do të vendoset nga individët, por nga njerëzit e Sirisë.

Presidenti rus Vladimir Putin vuri në dukje se Rusia, Turqia, Gjermania dhe Franca pajtohen me pikëpamjen se zgjidhja e çështjes mund të vijë vetëm nëpërmjet kanaleve diplomatike . Udhëheqësit miratuan një deklaratë të përbashkët, e cila tregon gatishmërinë për të bashkëpunuar më tej për të normalizuar situatën në Siri.

Nga ana e saj, Angela Merkel nënvizoi se “një zgjidhje për krizën në Siri nuk mund të jetë thjesht ushtarake. Duhet të përfshijë një proces politik nën sundimin e Kombeve të Bashkuara, i cili do të sigurojë zgjedhje të lira”. Presidenti i Francës, Emmanuelle Macron tha se populli sirian duhet të kenë fjalën e parë mbi të ardhmen e tij, duke nënvizuar rëndësinë e armëpushimit në Idlib.

Ankaraja, e cila për një kohë të gjatë kishte mbështetur disidentët që kërkonin përmbysjen e  Assad-it, dhe Moska është një aleat i ngushtë i presidentit sirian ranë dakord muajin e kaluar për të krijuar një zonë të demilitarizuar në rajonin e Idlib-it Jugperëndimor. Erdogan dhe Putin informuan Merkelin dhe Makronin lidhur me ecurinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ky takim nxjerr praktikisht jashtë loje Iranin që ka investuar milionë dollarë për të shtrirë influencën në Siri.


 
Loading...