Psikologu Dr. John Gottman mund ta parashikojë me 91% saktësi nëse një lidhjes po i vjen fundi.

Prognoza e tij bazohet duke i vëzhguar çiftet duke u fjalosur.

Loading...

Pasi ia ka dedikuar tërë jetën e tij studimit të çifteve, Dr. Gottman ka zbuluar se ata që ndahen kanë tendenca të fjalosen në disa mënyra të caktuara.

Kritikat

Kritikat janë një mënyrë e ballafaqimit me një problem që përfshin sulmimin dhe fajësimin e tjetrit person. Kur e kritikoni partnerin, ju jeni duke nënkuptuar sek a diçka të gabuar dhe të pandryshueshme te ai, e veçanërisht pasi kritikat shpeshherë bartin me vete fjalët “gjithmonë” dhe “asnjëherë”.

Kjo e bën partnerin të ndihet i sulmuar dhe refuzuar, e nuk i mbetet asnjë mënyrë tjetër për të reaguar pos me vetëmbrojtje.

Nëse e gjeni veten duke thënë gjëra si “ty asnjëherë nuk ta ndien” ose “je shumë egoist”, atëherë kjo gjë do t’jua sjell fundin e lidhjes.

Refuzimi për të komunikuar ndodh kur e vendosni një mur mes juve dhe partnerit duke u tërhequr nga fjalosja, duke e pamundësuar çdo përpjekje për ta filluar prapë bisedën, dhe duke e distancuar veten fizikisht dhe emocionalisht.

Kjo shprehi është destruktive sepse e lë partnerin të ndihet i refuzuar dhe braktisur.

Nëse gjatë një fjalosje keni tendenca të largoheni dhe të shtireni sikur të zënë, atëherë kjo gjë do t’jua shkatërrojë lidhjen, prandaj duhet ta ndryshoni.


 
Loading...