Është shumë i vështirë momenti kur fëmijët duhet të flenë, pasi duket sikur duan gjithë kohës të luajnë. Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët, pasi gjumi është shumë i rëndësishëm, si edhe orari kur duhet të flenë. Studimet tregojnë se aftësitë njohëse, shëndeti emocional, mendor dhe fizik zhvillohen më mirë kur fëmija shkon në shtrat herët.

Orari ideal është nga ora 7 e pasdites deri në 9. Kjo do të thotë se pas kësaj ore fëmijët nuk duhet të rrinë më zgjuar. Një studim i vitit 2012 ka treguar se, fëmijët e moshës 7- 11 vjeç , që flinin vetëm një orë përpara orarit të zakonshëm, kishin përqëndrim më të lartë në shkollë dhe ishin shumë herë më pak nervozë.

Loading...

Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël. Prandaj prindërit duhet të kuptojnë rëndësinë e orëve të gjumit për vogëlushët e tyre. Provoni të vendosni fëmijët në gjumë vetëm 20 minuta më herët për disa netë dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë.

Loading...