Rreth 4 mijë aplikacione kanë ardhur nga Serbia për në Kosovë pak ditë para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme, me ç’rast qytetarëve serbë do t’u mundësohet që të votojnë në garën e 11 qershorit.

Përfaqësues të lëvizjes “Vetëvendosje” në KQZ thonë se aplikacionet në fjalë kanë ardhur pak para se të përfundojë afati, andaj, sipas tyre, një gjë e tillë mbetet totalisht e dyshimtë.

Loading...

Ndërkaq, ish-drejtues të KQZ-së bëjnë të ditur se edhe para rreth dhjetë vjetësh kishte pasur numër të madh të aplikacioneve të ardhura nga Serbia.

Mirëpo, sipas tyre, sikurse atëherë edhe tash duhet të shikohen me kujdes maksimal fletëvotimet, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi dhe të mos ketë parregullsi.

Redaksia e Mekulipress, hapur në publik, shprehë shqetësimin dhe shtron pyetjen e madhe: Si është e mundur që nga Serbia të vinë katër mijë aplikacione, ndërsa nga Mërgimtarët, që jetojnë në të gjitha pjesët e planetit, kane arritur vetëm 13.000 sosh? Si ndodhi rënia e serverit për shumë aplikime të tjera nga Diaspora?
Kush po manipulon me votën dhe me politikat e shqiptarëve të Kosovës? Kjo është brenga jonë!

Loading...