Të hënën më 19 nëntor, në teatrin “Argentina” në Romë të Italisë, është mbajtur një koncert recital, në nderim të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ky koncert u mbajt në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së tij, teksa të pranishëm në koncert ishin figura të shumta shqiptare, ndër ta edhe zërat më të mirë të kombit.

Loading...

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Ermal Meta e Elhaida Dani janë vetëm disa nga këngëtarët që interpretuan para publikut.

Këngëtarja shqiptare e suksesshme në Itali, Elhaida Dani, e cila interpretoi këngën e famshme italiane “Adogia”, ka pasur rastin që në prapaskenë të takohet me artisten e famshme shqiptare, Dua Lipën.

Dani ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, ku shfaqet gjatë takimit të saj me Duan.

Në mbishkrimin e fotografisë, Elhaida i bën një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare, duke i thënë se e do ashtu siç është edhe domethënia e emrit të saj.

“Dua, të dua, sa krenare me ty”, ka shkruar Elhaida Dani në Instagram, ndërsa dukej e buzëqeshur pranë artistes Lipa në fotografi.

Ndërkohë, Dua Lipa mori pjesë në këtë koncert së bashku me të gjithë familjarët e saj, ndërsa ka interpretuar para publikut kolonën e njohur zanore “Homesick”.

Loading...