Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, drejtoi gishtin kah Shtetet e Bashkuara për luhatjet e fundit të lirës, duke e karakterizuar rënien e monedhës kundrejt dollarit amerikan si “përpjekje për vrasje ekonomike”.

Loading...

“Jemi përballur me një sulm të neveritshëm mbi ekonominë turke, pasi disa vendime negative të administratës amerikane për vendin tonë janë përdorur si justifikim”, tha Erdogan të premtën, në një fjalim para anëtarëve të Partisë së tj për Zhvillim dhe Drejtësi.

Lira ka rënë në nivele rekord në muajin gusht, pasi Uashingtoni u ka vënë sanksione disa zyrtarëve turq për mbajtjen në burg të një pastori amerikan, nën akuzat për terrorizëm.

“Rritja e menjëhershme e kursit të këmbimit në 7, në muajin gusht, është dëshmi e një përpjekjeje për vrasje ekonomike”, tha Erdogan.

Pastori amerikan, Andreë Brunson, është aktualisht nën arrest shtëpiak në qytetin Izmir të Turqisë.

Erdogan po ashtu kritikoi Bankën Qendrore të Turqisë, duke thënë se po humb durimin me normat e larta të interesit.

Të enjten, Banka Qendrore rriti normën e saj bazë nga 17.75% në 24% – një rritje që i tejkaloi pritjet e tregut.

Ekonomistët thonë se rritja e normës së interesit në Turqi është thelbësore përballë inflacionit gati 18% dhe humbjes së vlerës së lirës gati 40% kundrejt dollarit amerikan, vetëm deri në këtë periudhë të vitit


 
Loading...