Emri i Cesc Fabregas edhe një herë është lidhur me Milanin.

31-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kështu mundësitë që spanjolli mos të vazhdojë kontratën me Chelsean janë të mëdhë.

Loading...

Sipas Calciomercato.com, drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, tashmë ka filluar të punojë rreth këtij transferim.

Fabregas në këtë sezon ka luajtur vetëm 48 minuta për skuadrën nga Londra dhe kjo nuk po i pëlqen aspak spanjollit.

Gennaro Gattuso është në kërkim të një organizatori të lojës dhe Cesc është lojtari adekuat për idetë e italianit.

Mesfushori ka qenë pjesë e Chelseat për pesë sezone, në 189 paraqitje ka shënuar 22 gola.

Në të kaluarën ishte pjesë e Barcelonës dhe Arsenalit.

Loading...