Facebook ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi informacionet e tyre, pas shqetësimeve se të dhënat e përdoruesve të rrjetit social, janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Rrjeti social sot ka thënë se ka thjeshtësuar procedurën e ndryshimit të të dhënave për përdoruesit, ndërkaq ka ndërmarrë hapa që të parandalojë që palët e treta të përdorin informacionet e përdoruesve të Facebook-ut.

Facebook po përballet me persion të madh pasi është raportuar se të dhënat e 50 milionë përdoruesve i janë dhënë kompanisë politike konsulente, Cambrigde Analytica. Kjo kompani ka qenë e punësuar nga fushata presidenciale e Donald Trump.

Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Por kjo kompani ka mohuar se ka keqpërodrur të dhënat e përdoruesve të rrjetit social.

https://www.evropaelire.org/a/29131357.html