Është një nga betejat më të gjata mes dy gjinive, dhe shkaktari i shumë përleshjeve mes burrave e grave.

Hulumtuesit duket se janë shumë të përkushtuar t’i japin fund debatit se kush është mbreti apo mbretëresha e rrugës.

Loading...

Ndonëse është menduar deri vonë e kundërta, sipas ekspertëve, femrat duket se janë shofere më të mira sesa meshkujt.

Sipas hulumtimeve, nga ana statistikore, femrat janë shumë më të kujdesshme sesa meshkujt.

Në vitin 2017, 585,000 njerëz kishin shkuar në gjykatë për kundërvajtje në Angli dhe Uells. Nga ky numër total, 79% prej tyre kishin qenë meshkuj.

Nëse ky numër ndahet në lloje të ndryshme të kundërvajtjeve, prapëseprapë meshkujt e dominojnë secilën kategori.

Kjo përfshin:

– Kundërvajtjet për tejkalim shpejtësie
– Për vozitje pa sigurim
– Për vozitje të pakujdesshme
– Për vozitje në gjendje të dehur, etj.

Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se meshkujt janë më të prirë ta japin testin e vozitjes në herën e parë – por, posa të dalin në rrugë, femrat janë shofere më të kujdesshme.

Loading...