Një skandal i madh në mediat shqiptare shpërtheu ditën e djeshme, kur u publikua lista me disa portale që përflitet se janë financuar nga shteti grek.

NË LISTË BËNIN PJESË:

  1. Albanian Free Press
  2. Noa.al
  3. Himara.Gr
  4. Epirus (gazetë në veri të Greqisë)
  5. Instituti i Studimeve Mediatike
Loading...

“Fax” raportoi ditën e djeshme, se pjesa tjetër e listës nuk është bërë ende publike.

Njëkohësisht dyshohet që shumë media të tjera dhe gazetarë janë financuar prej kohësh nga shteti fqinj, duke përfituar miliona euro.

Kohët e fundit, e gjithë vëmendja në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë është fokusuar tek pakti detar mes dy vendeve.

Në lidhje me këtë lajm, administratori i agjencisë së lajmeve NOA, Edison Kuranika bërë një deklaratë sqaruese për publikun, duke mohuar se portali i tij ka marrë financime greke.

DEKLARATË E THEMELUESIT DHE ADMINISTRATORIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË LAJMEVE NOA.AL, EDISON KURANI

Më datë 20 tetor 2018 në disa media është bërë një publikim i cili sugjeron se disa faqe interneti, mes të cilave përfshihej edhe noa.al, janë financuar nga një fond sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale, deklaroj se NOA.al nuk ka marrë kurrë financime të tilla.

Burimi i vetëm i të ardhurave të NOA janë reklamat.

Ky është një paralajmërim ligjor për ato media që kanë bërë të tilla akuza të padrejta duke dëmtuar emrin e noa.al.


 
Loading...