Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Ali Lajçi, konsideron se kjo parti e ka programin më të mirë qeverisës.

Loading...

Z. Lajçi, për MekuliPress ka deklaruar se duhet të ketë një menaxhim më të mirë të shtetit.

“Jo vetëm unë, por secili që mund të punojë mirë i duhet politikës. Unë shkova në Lëvizjen Vetëvendosje! për arsye të shumta. Aktualisht është koha e programeve dhe secili prej nesh është në kërkim të programit më të mirë. Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje! ka programin më të mirë, ka dëshmuar se ka seriozitet si dhe ka shumë vlera brenda vetës. Ka një program të qartë i cili duhet të përkrahet. Mendoj se është koha për ndryshime sepse brenda këtyre viteve jemi ballafaquar me një sistem të korruptuar, me një sistem të padrejtësisë, si dhe ka pasur dështim të menaxhimit në arsim, në shëndetësi dhe pothuajse në të gjitha fushat e tjera. Duhet të ketë një menaxhim më të mirë të shtetit”, thotë ai.

Z. Lajçi thekson se, Kosova e meriton këtë, sidomos për shkak të sakrificës së popullit të saj. “Kemi nevojë për shtet ligjor i cili jep perspektivë zhvillimore dhe prosperon drejt integrimeve evropiane. Por të gjitha këto kanë ngecur për shkak se nuk janë trajtuar si duhet gjatë qeverisjeve të deritanishme”, shprehet ai për MekuliPress.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje! është i vetmi subjekt që jep mundësi ndryshimi dhe vetëm Vetëvendosja do të qeverisë ndryshe, kurse të tjerët janë vetëm një përsëritje e qeverisjes që ka ekzistuar tash e 17 vjet.

“Levizja Vetëvendosje është e mbështetur në dy postulate në besën tradicionale të fjalës së dhënë dhe kundër rrenës që tashmë është sllogan i partive tjera. Kosova ka nevojë për një model të ri të qeverisjes. Kosova ka nevojë për ndryshime dhe ky ndryshim duhet të shprehet më 11 qershor, shton ai.
Duke folur rreth marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e zi, z. Lajçi për MekuliPress shprehet se e ka kundërshtuar komisionin qeveritar, për shkak se kjo marreveshje ka qenë e dëmshme.

“Në mënyrë zyrtare e kemi pefaqesuar zëri e komunitetit në vijat kufitare me Malin e Zi.
Kemi bërë koordinimin me shoqërine civile, partitë politike opozitare, me deputetët, me ekspertët dhe e kemi arritë që nëpërmjet demarkacionit si version i gabueshem, nëpërmjet gjithë këtyre faktoreve t’a periferizojmë qeverinë keqmenaxhuese jo vetëm në këtë kapitull të rëndësishëm por edhe në të gjitha fushat tjera. Kushdo që të mendoj që t’a prekë territorin e Republikës së Kosovës do t’i mbetet në fyt dhe do të pësoje një fat të tillë”, potencon z. Lajçi.

Po ashtu, ai flet edhe për mënyrën se si ka vendosur të kontribuoj për qytetarët nëse zgjedhet deputet.

“Përpjekjet antikorrupsion, për një shëndëtesi të mirë, për një shtet ligjor dhe mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të Kosoves, rritje ekonomike, një arsim cilësor, ndryshime kushtetuese dhe reformë të sistemit të drejtësisë, futjen për të drejtën e referendumit, krijimin e kushteve ligjore dhe kushtetuese, sigurinë e Kosovës respektivisht krijimin e ushtrisë së saj. Do të jem zëri i popullit dhe i Zotit.”, përfundon bisedën për MekuliPress kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Ali Lajçi.

/MekuliPress/


 
Loading...