Pjerin Ndreu i është përgjigjur me urgjencë akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se deputeti i PS-së në Lezhë ka marrëdhënie shumë të ngushta me Arben Ndokën dhe vëllezërit e tij.

Loading...

Berisha publikoi sot një foto të Ndreut dhe Xhevi Ndokës, që sipas tij ishte shkrepur gjatë pushimeve që dy personat kishin kalur vitin e shkuar në Itali.

Mirëpo në reagimin e tij Ndeu e quan Berishën një plak, që duart e të cilit mbajnë ende erë gjaku nga ngjarjet e vititi 1997 dhe të Gërdecit, ndërsa sipas tij Lulzim Basha është i pazotë dhe hajdut.

Po ashtu pa përmendur emra Ndreu ka etiketuar dhe deputetë të tjerë demokratë që sipas tij janë nën efektin e alkoolit dhe kanë vëllezër të dënuar për drogë.

Reagimi i Ndreut:

Plaku mban ere gjaku nga 97 dhe Gerdeci. Lulushi nje i pazoti dhe hajdut qe vjedh rrugen e kombit, vret ne bulevard 4 te pafajshem, shet detin dhe mbytet ne injorancen e babales.

Tjetri nje ordiner qe pasi pi e behet dhoge ju thote femrave te panjohura, kush do vije te fleje me mua pa pike turpi. Nje me vella ne burg ne Angli me emer tjete per droge.

Nje tjeter biri i nje qe mbante shiritin e AGBV dhe spiunonte lagjen mbare ! Ky eshte kori i llapaqeneve qe shpifjen e kane instrumentin e vetem per te helmu shqiptaret e per te ardhe ne pushtet !

Postimi i Berishës:

Pjerini edhe Xhevin e ka xhan dhe shpirt!

Me Ndokajt e droges dhe te vjedhjes se tokave pushimet.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha,ne kete Selfie te krimit te bere nga z.Pjerin Ndreu kur ishte per pushime ne Itali bashke me te akuzuarin per trafik droge dhe vjedhje pronash Xhevahir Ndoka,vellai I ish deputetit Arben Ndoka,ne shoqerine e tyre duket edhe Andi Marku,drejtor I pronave shteterore ne Prefekturen Lezhe,ku dhe gruaja e ketij te fundit eshte juriste ne hipoteken e Lezhes,z.Marku mban ne emer te tij hektar toke te klanit Ndoka bashke me bashkeshorten e tij,.Kjo eshte fytyra e Pjerin Ndreut me banden e tij te hajduteve dhe trafikanteve.Te lutem Anonim Doktor”.


 
Loading...