Një fshat në Kinë është kthyer në vepër arti, pasi disa artistë kanë pikturuar grafitë tredimensionale në muret e jashtme të shtëpive. Fshati Yuping Dong, i cili gjendet në provincën Guizhou ka mbi 30 grafitë që shfaqin pamjen e saj idilike.

Shumë vizitorë janë të mahnitur nga qetësia dhe bukuria e këtij fshati të vogël, ndërsa pikturat 3D spektakolare dhe muralet në muret e shtëpive në fshat janë akoma më tërheqëse.

“Duke ecur nëpër rrugët e fshatit dhe duke shijuar pikturat e gjalla 3D, skena në çdo pikturë ndryshon ndërsa lëvizni, dhe duket sikur po futeni në një botë joreale”, tregojnë vizitorët.