Kancelarja gjermane dhe kryetarja e subjektit CDU (Unioni Kristian-Demokrat) znj. Angela Merkel u shpreh se do të heq dorë nga kanditatura e saj edhe për një mandat në krye të e partisë së saj. Këtë ajo e shprehi, sipas informacioneve të MekuliPress bazuar në burimet nga CDU, sot në në mbledhjen e kryesisë së CDU në Berlin. Ky zhvillim ndodhi pas humbjeve te theksuara të subjektit CDU dhe subjektit motër CSU, në dy ciklet zgjedhore në nivelin e landeve, respektivisht në Hesen dhe në Bavari.

Loading...

Zonja Merkel kishte planifikuar që të rikandidonte edhe për një mandat, por debati i mbrendshëm mbi migracionin si dhe forcimi i subjektit të ekstremit të djathtë AfD (Alternativa për Gjermani) si pasoj e politikës pro migracion të Merkel në vitin 2015, dhe po ashtu kriza e vazhdueshme në BE, shkaktuan humbjet në zgjedhjet e fundit.

Merkel, e cila kishte theksuar gjithmonë se kryesia e partisë dhe detyra e kreut të qeverisë duhet ti përkasin të njejtit person, kësaj here befasoi duke thënë se do të qëndroj në detyrë, edhe pse forca e saj tanimë do të jetë minimale. Dobësimi i pozitës dhe fundi i epokës së Merkel pritet të ketë ndikim gjeopolitik në të gjithë kontinentin e vjetër.

Pretendentët e mundshme për kryesinë e partisë CDU janë sekretarja e përgjitshme znj. Annegret Kramp-Karrenbauer, Ministri Federal i Shëndetësisë z. Jens Spahn dhe kryeministri i Landit Nordrain-Vestfali së z. Armin Laschet. Nuk përjashtohet edhe rikthimi i rivalit të vjetër të Merkel, ish-kryetarit të fraksionit parlamentar CDU/CSU deri në vitin 2009, Friedrich Merz.

Alban Ademi,
MekuliPress


 
Loading...