Gabriel García Márquez. Ai ishte shkrimtari më i njohur i Amerikës Latine. Ai ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare. Një karrierë që filloi me pyetjen e së ëmës, “Çfarë t’i them tani babait tënd?” – “Thuaj se dua vetëm një gjë në jetë, dua të bëhem shkrimtar dhe kam për t’u bërë.” Në shkurt 1950, para se të mbushte 23 vjeç, Gabriel García Márquez vendosi t’i ndërpriste studimet në drejtësi, kundër dëshirës së prindërve. Pasioni më i madh i Gabrielit nuk është drejtësia, por bota e historisë. Kështu e përshkruan ai në vitin 2002 në autobiografinë e tij “Të jetosh për të treguar”.

Në vitin 1982 Gabriel Garcia Marquez merr çmimin Nobel në letërsi. “Për romanet e tij dhe tregimet e shkurtra, në të cilat fantastikja dhe realja shkrihen në një botë të larmishme të imagjinatës duke pasqyruar jetën dhe konfliktet e një kontinenti”, është vlerësimi i komisionit. Ndër të tjera që ka thënë në fjalimin e shkurtër që mbajti kur i dorëzuan çmimin prestigjioz “Rómulo Gallego”, për veprën e tij “Njëqind vjet vetmi”, këtë kumtoi Gabriel García Márquez:

Loading...

“Gjithnjë kam besuar se shkrimtarët nuk janë në këtë botë për të marrë çmime. Çdo çmim është një rrezik për ta.

E keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një njeriu që nuk ka ndjeshmëri për suksesin në letërsi, dhe për më shumë kur ai jeton në një kontinent të pamësuar me suksesin , është të botojë një roman që shitet si salçiçet . Ky është rasti im. Unë nuk kam dashur kurrë të shndërrohem në një spektakël , urrej televizionin, kongreset e letërsisë, konferencat dhe jetën intelektuale”.


 
Loading...