NGA: Antun Masle

Gazeta me e madhe kroate “Globus” shkruan:

Loading...

E marte, 19 korrik 1994 .Presidenti shqiptar, Berisha, dhe presidenti i Malit te Zi, Bullatoviq, jane marre vesh per kontrabanden gjigande te naftes per Jugosllavi

Presidenti shqiptar, Berisha i perzier

Gazeta me e madhe kroate “Globus”,me 56 faqe dhe me një tirazh prej 202815 kopjesh, në numrin e saj te dates 8 korrik ne tre faqet e para te saj botoi artikullin ekskluziv te cilin po e botojme te plote.

Deri ne dorezimin e gazetes sone ne shtyp ne mjetet e informacionit kroat nuk pati asnje reagim te Ambasades shqiptare ne Zagreb.

Reporteri special i “Globus” Antun Masle, ka hyre ne qytetin shqiptar, Shkoder, dhe ne kufirin shqiptaro-jugosllav.

Perkunder izolimit te plote nderkombetar te Republikes Federale te Jugosllavise, banoret e ketij vendi si edhe serbet ne territoret qe ata i okupuan ne Bosnje e Kroaci, sec here e me pak po e ndiejme mungesen e naftes. Dhe derisa, duke i ju falenderuar operacionit te gjere te forcave detare te NATO-s “Sharp Guard”, bregdeti jugosllav eshte krejtesisht i shkeputur. Milloshevici e Karaxhici naften e marrin permes kufirit shqiptaro-malazez.

Gjersa bllokada detare ndaj RF te Jugosllavise eshte vendosur me sukses, kontrabanda permes rrugeve tokesore, Jugosllavise i sjelle nafte te mjaftueshme edhe per nevoja ushtarake edhe per ato civile. Kanali me i madh e kryesor eshte kufiri shqiptaro-malazez pergjate brigjeve te Liqenit te Shkodres.

Rruga automobilistike prej kryeqytetit shqiptar, Tiranes drejt Shkodres, qytetit buze liqenit me te njejtin emer, nuk mund te krahasohet me asnje rruge automobilistike ne Evrope. Fjala eshte per rrugen me vetem dy traka shume te ngushte, madje me te ngushte se magjistrata e Adriatikut dhe pa shenja trafiku.

Katastrofa ekologjike e Liqenit te Shkodres

Perafersisht ne gjysmen e rruges se gjate 120 kilometra behet e qarte se cfare bartet me se shpeshti mes Tiranes dhe Shkodres. Ana e djathte e rruges Tirane-Shkoder duket e zeze dhe e yndyrshme prej naftes, kurse ana e majte eshte e thate me ngjyre normale asfalti. Kur i afrohemi Shkodres 40 kilometra fillon kundermimi i eres se naftes. Ne oret e hershme te pasdites neper kete rruge kalojne vetem kamione te vjeter kineze me 30 deri 35 bidona te medhenj rreth 210 litra me te cilet bartet nafta. Ne parim keta kamione vazhdojne rrugen kryesore deri nja 15 kilometra para Shkodres, ku 1 km para pikes se kontrollit te policise financiare futen ne nje rruge anesore dhe vazhdojne per ne bregun jugor te Liqenit te Shkodres. Ne rrugen kryesore mund te shihen edhe cisterna me rimorkio. Pervec cisternave vendase mund te shihen shpesh edhe ato me targa italiane ose greke, vetem se ne dallim prej atyre vendase, keto cisterna vazhdojne rrugen kryesore pa probleme. Ne te shumten e rasteve keto cisterna me targa te huaja as qe ndalen prej punkteve te rralle te policise.

Ne oret e pasdites fillojne te shpeshtohen cisternat me nafte qe hyjne ne Shkoder. Ne Shkoder prane cdo stacioni te karburanteve shihen grumbujt e cisternave. Vone pasdite ne secilin pej ketyre punkteve kam pare cisterna me rimorkio. Shoferet qendronin nen hije me gjase duke pritur erresiren e nates. Ne rrugen per ne Shkoder shiten bidona me nafte dhe shpesh kalojne traktoret, kamionetat dhe suket e mbushura me bidona plastike me njolla nafte. Shumellojshmeria e ketij transporti tregon shumllojshmerine e permasave te kontrabandes me nafte ne relacionin shqiptaro-serb.

Liqeni i Shkodres eshte me i madhi ne Ballkan dhe perfshin 160 deri 230 kilometra katrore siperfaqe. Dikur ky liqen ishte zone e zhvilluar e peshkimit, ujitjes dhe gjuetise turistike. Sot ky liqen eshte para katastrofes ekologjike. Rreth Liqenit te Shkodres kundermon ere e naftes dhe shihen njollat. Ne breg jane te vendosura lundra karakteristike rreth te cilave ndodhen fuci nga me te ndryshmet. Keto lundra jane dicka me te medha se lundrat tradicionale te peshkatareve shkodrane qe shfrytezoheshin shekuj me radhe. Jane te reja dhe duket se jane bere posacerisht per transportim te naftes. Jane te gjata prej 7 deri 9 metra dhe ne to mund te ngarkohen 5 deri 8 fuci me 200 litra.

Qyteti i Shkodres ka rreth 85 000 banore dhe ketu kane falimentuar te gjitha fabrikat dhe kombinatet, dhe nuk eshte bere ndonje zhvillim i dukshem i privatizimit dhe ndermarrjeve. Rrjeti i kontrabandes shtrihet ne shumicen e familjeve shkodrane edhe pse shqiptaret deklarativisht e denojne thyerjen e embargos sepse i frikesohen bashkise nderkombetare se mos e denon me embargo.

Kontrabanda ne brigjet e Liqenit te Shkodres behet ne tri nivele. E para, ne nivelin shteteror permes se ciles qarkullojne hapurazi cisternat vendase, greke e italiane. Ato arrijne nga rafinerite shqiptare te Patosit ose Ballshit, nga portet detare greke ne te cilat vjen nafta nga Lindja e Afert. Caku i cisternave eshte kalimi kufitar Bozhaj, 35 kilometra ne perendim te Shkodres. Tere diten zgjat grumbullimi i cisternave ne vendin e quajtur Koplik, qe ndodhet afer kufirit, ndersa pas ores 9 te mbremjes me lejen e zyrtareve shqiptare e malazez bartet ne Mal te Zi.

Te dielen, me 3 korrik, i kemi numeruar 46 cisterna te medha, cka paraqet nje sasi te madhe te pabesueshme te naftes.

Meqenese pesha e cdo cisterne eshte rreth 35 000 litra, kjo do te thote se me daten 3 korrik 1994 nga Shqiperia ne Jugosllavi me ndihmen e organeve te pushtetit shqiptar kane hyre 1700 tonelata nafte, cka do te thote se Shqiperia ne Jugosllavi eksporton 42 000 tonelata nafte ne muaj. Cmimi mesatar i naftes duke perfshire edhe transportin eshte 0.45 marka gjermane cka do te thote se kontrabanda shteterore shqiptaro-jugosllave me nafte kap vleren prej 19 milione marka gjermane ne muaj apo 228 milione marka gjermane ne vit. Nje gazete e vogel opozitare (me tirazh 10000-20000 cope) ka shkruar per thyerjen e embargos por pushteti nuk ka reaguar fare.

Ndonjehere edhe perfaqesuesit e pushtetit (sic eshte rasti i inspektorit financiar Dede Kasneci) orvaten te pengojne kete kontrabande. Per shperblim Kasnecin e nxoren nga puna. Eshte interesante edhe rasti i Gjegj Zefit, gazetarit te nje gazete te Tiranes “Aleanca”. Artikujt e tij nuk iu pelqyen organizatoreve te kesaj kontrabande dhe per kete Zefi pati konseguenca te renda dhe u burgos.

Gjergj Zefi keshtu e shpjegon thyerjen e organizuar shteterore te embargos kunder Serbise:

Thyerja e embargos dhe furnizimi i serbeve me nafte eshte rezultat i marreveshjes mes presidentit shqiptar SaliBerisha dhe presidentit te Malit te Zi Momir Bullatoviq. Berisha dhe Bullatoviqi u takuan ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar. Atehere edhe jane marre vesh per kontrabanden e madhe shteterore me nafte. Mbas marreveshjes se tyre kane filluar rradhet e cisternave me nafte.


 
Loading...