“Republika jonë dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku… Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik po aq pa vlerë sa vetja. Fuqia për të ndriquar të ardhmen e vendit do të jetë në duart e gazetarëve të brezave që vijnë...”

Loading...

Shkas për të filluar këtë shkrim, me atë që e formuloi babai i shkollës së gazetarisë Pulitzer, është mbështetja financiare e një mërgimtari nga Kosova, Driton Imeraj. Kurrë parë se kemi Dritonin! Por ai na ka lexuar përvite e përditë… Dritoni është nga Isniqi dhe sot jeton në Freiburg të Zvicrës dhe për pavarësinë e gazetës elektronike- MekuliPress, sot dhuroj 1.000 euro! Domethënë jo vetëm Dritoni, por edhe shumë mërgimtarë tjerë kuptuan se ndërtimi i një shteti nuk ka kuptim pa media të pavarura.

Që në vitin 2004, kur e filluam punën fisnike të gazetarisë, ishim të vetëdishëm për problemin financiar. Parti politike, biznismenë, na ofruan ndihmë financiare, por natyrisht se ata u refuzuan. Është ironike të mendosh, që paratë, që kinsepolitikanët përdornin në gazetari, të kenë ndikuar tek ne, për të krijuar një gazetari, qe është në kundershtim me parimet tona etike.

Shtrohet pyetja: Përse qeveritë e Kosovës së pasluftës, të mos arrinin në 17 vjetët e fundit, të siguronin një shërbim (sado modest) të shpërndarjes së gazetave në çdo cep të vendit me shpenzime të përgjysmuara? A nuk është informacioni i rëndesishem për të gjithë publikun? Përgjegjen ma merr mendja se e dini vetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikes, jo vetem që financojnë mediat e pavarura amerikane me fonde publike, por financojnë edhe mediat e pavarura në Europë dhe gjetkë. Vetëm në vitin 2006 psh. ShBA-të financuan me mbi 130 milionë USD media të vogla, gazeta, radio dhe televizione lokale rreth e rrotull globit.

Pyetja është: Kujtë i përket gazetaria shqipe në Kosovë? Në një epokë, kur në Kosovë politikanët janë milionerë, konkludohet se gazetaria u përket atyre. Në shtetin tonë josocial, puna gazetareske e gjen vetveten jo si qëllim informimi, por si shërbëtore e partive politike. As paga më e madhe nuk u jep punës së këtyre gazetarëve vlerën e tyre profesionale.

A dëshirojmë ende të dezinformohemi e të udhëheqemi nga politikat e korruptuara? Filozofi i njohur danez Soren Kirkegard shprehej se “të ekzistosh, do të thotë të jesh një lloj i caktuar individi, një individ që përpiqet, që vlerëson alternativat; që zgjedh, që vendosë dhe, mbi të gjitha, që angazhohet”.

Angazhimi i patriotëve si Dritani, do të çojë në shkëputjen e gazetarëve dhe publikut nga robëria.

Ne nga redaksia “Mekuli Press”, dhe lexuesit e sajë, e thonë me të madhe:
Faleminderit Dritan!

 


 
Loading...