Genc Prelvukaj e ka lansuar këngën e re me titull “Ylli e Hana”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Reperi qëndron prapa këtij projekti, të cilin e ka realizuar vet dhe ia ka shkruar tekstin.

Loading...

Edhe videoja muzikore është realizim i produksionit të tij, Black Fish Entertainment

Bashkëpunimi me Eni Koçin, “Harrove”, është një prej këngëve më të fundit që ka lansuar Genci.

Videoklipi i asaj kënge është publikuar kah fundi i muajit tetor dhe deri më tani është shikuar mbi 2.2 milionë herë në YouTube.

Theksojmë se Eni dhe Genci së fundmi i kanë konfirmuar thashethemet për lidhjen e tyre të spekuluar që një kohë të gjatë.

Ata janë shfaqur bashkë edhe në evenimentet e organizuara për xhirimet e fundvitit.

Loading...