Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i shqiptarëve të cilët detyrohen të shkojnë dhe të kërkojnë punë në Gjermani, qoftë përmes azilit apo edhe përmes vizave të punës.

Por ky shtet së fundmi ka marrë një vendim të madh duke hequr më në fund vizat e punës për të gjithë ata që duan të shkojnë atje.

Loading...

Kështu të gjithë të rinjtë që duan të punojnë në shtetin gjerman mjafton që të kenë një kontratë pune dhe do të mund të qëndrojnë atje.

Vendimi është marrë së fundmi dhe mediat gjermane njoftuan mëngjesin e sotëm se partitë e koalicionit kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE.

Ky vendim i cili aplikohet që nga 1 janari i 2019 përfshin edhe të rinjtë shqiptarë por përjashton ata nga Kosova për shkak se ajo ende nuk e ka përfituar liberalizimin e vizave me BE.

Ministria e brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve Brenda koalicionit qeverisës.

Por paraprakisht punëdhënësit gjermane do të duhet të garantojnë se nuk kanë mundur të gjejnë një punëtor tjetër nga BE, para se vendin e punës t’ia ofrojnë ngë emigranti nga vendet jo anëtare.

Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si pershembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.

Loading...