Pak ditë përpara vizitës së presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier në Athinë, është rihapur çështja e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Zëdhënësini qeverisë gjermane, Steffen Seibert deklaroi në një konferencë për shtyp se kjo çështje është e mbyllur ligjërisht dhe politikisht. Seibert e bëri deklaratën pas lajmeve të publikuara në revistën “Der Spiegel” sipas të cilave presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos pritet të ringrejë kërkesën greke.

Loading...

Sipas Greqisë zyrtare Gjermania i detyrohet vendit 280 euro, që është më shumë sesa vetë borxhi që vendi mori pas krizës së vitit 2008 dhe në një mënyrë të vazhdueshme kërkesa është shtruar disa herë që nga viti 2015. Gjermania nga ana e vet deklaron se ky problem është zgjidhur njëherë e mirë me marrëveshje ndërkombëtare


 
Loading...