Viti 2022 do jetë viti i fundit, në të cilin në Gjermani do të prodhohet makina VW Passat. Passat është njëra nga llojet më të popullarizuara të brandit Volkswagen. Lajmi mbi planet e reja nga VW raportohet nga e përditëshmja gjermane “Hannoversche Allgemeine Zeitung” (botim i së mërkurës), duke cituar qarqe brenda koncernit Volkswagen. Sipas kësaj planet e udhëheqjes së VW parashikojnë gjithashtu që fabrikat e Volkswagenit në Emden dhe në Hanover të jenë vetëm për automjete elektrike. Përveç kësaj, segementi i tanishëm i prodhimit të transportuesit apo furgonit T5 pritet të zhvendosen nga Hanover tek partneri i ardhshëm Ford në Turqi. Vendimet përfundimtare pritet që të merren nga Bordi Mbikëqyrës më 16 nëntor.

Loading...

Makina e parë Volkswagen Passat u prodhua në vitin 1973 dhe që nga ateherë ishte ky verzion u plotësua dhe i është përshtatur kohës, nevojave dhe teknologjisë, duke u bërë njëri prej modeleve më të kërkuara të VW, jo vetëm në Gjermani, por edhe më gjërë. Që nga 1973 e deri më tani sipas statistikave të VW janë shitur më se 16 milion automjete modeleve të ndryshme të Passat-it.

Alban Ademi,
MekuliPress


 
Loading...