Më shumë se 240 persona, shumica civilë të paarmatosur, janë vrarë në mbrëmjen e 15 korrikut, kur një grup ushtarësh me tanke dhe avionë luftarakë u përpoqën që ta rrëzojnë nga pushteti Presidentin turk, Tayyip Erdogan.

Turqia ka fajësuar klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gylen, për grusht shtetin e dështuar dhe ka arrestuar rreth 160,000 persona për përfshirje në të, shkruan Euronews.

Loading...

Ndërsa sipas ministrit të Brendshëm, ndaj 77,000 personave janë ngritur aktakuzat dhe tani po mbahen në burg për t’u gjykuar.

Loading...