Kroacia ka kaluar në finale të Kupës së Botës pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 Anglinë në gjysmëfinale

Kombëtarja e udhëhequr nga Zlatko Dalic ka kaluar në finale dhe ia ka prishur llogaritë Anglisë pasi ata prisnin që do ta fitonin trofeun e çmueshëm në Rusi.

‘Tre Luanët’ e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e pestë me anë të Kieran Trippier dhe zhvilluan një 45 minutësh të parë të shkëlqyer ku kishin rast edhe për ta dyfishuar rezultatin.

Pjesa e dytë i takoi Kroacisë ku barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Ivan Perisic.

Ndeshja pas 90 minutave u mbyll 1-1 dhe në vazhdime triumfuan kroatët.

Mario Mandzukic ishte heroi i ndeshjes për Kroacinë pasi shënoi golin e fitores në minutën e 108-të.